...
Një efektiv policie në Berat është pezulluar nga detyra pasi AMP e ka kallëzuar penalisht.
Bëhet fjalë për Dejvi Toskën, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili akuzohet se ka goditur një qytetare. Kjo e fundit ka depozituar ankesën e saj për policin.
Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.