... Nami.al

Gjendet makina luksoze e grabitur në Durrës

Një makinë luksoze, e grabitur disa orë më parë në qytetin e Durrësit, u identifikua nga policia në aksin rrugor Thumanë-Milot.

Shtetasi që drejtonte makinën e vjedhur u përpoq t’i devijonte policisë në fshatin Gjorm.

Më pas është detyruar të lërë automjetin dhe të largohet me shpejtësi, duke përfitujar nga errësira e natës. Autori nuk është identifikuar ende, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen