...
Një person është arrestuar në Durrës pasi u kap me armë zjarri me vete.
Bëhet fjalë për Dritan Memollën, i cili 2 vite më parë ka përplasur për vdekje një qytetar.
Në momentin që u kap ai tentoi t’i ikte policisë duke hedhur armën dhe duke u larguar.
Burime bëjnë me dije se Memolla është neutralizuar dhe është vënë në prangat e uniformave blu.