... Nami.al

Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier, plagosen 10 persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Fierit.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar 10 persona.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të Fierit të lënduarit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.