...
Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, 3
Një parcel me kanabis është zbuluar së fundmi në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës.
Sipas policisë mësohet se në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe janë vënë nën hetim 4 të tjerë mes të cilëve komandati i repartit, zv. komandati i togës.
Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.