... Nami.al

Plagoset me armë zjarri i riu në Berat, mbërrin në spital i mbuluar në gjak, niset me urgjencë drejt Traumës

Një 27 vjeçar ka mbërritur i plagosur me plumb në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga banues në lagjen ‘Uznovë’ në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve të repartit kirurgjisë plumbi ka kapur në kofshë ku dyshohet se i ka prekur venën kryesore.