... Nami.al

Garazhe, apartamente e kazino! I dënuar për drogë, çfarë iu sekuestrua Ndue Gjergjit

Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar 20 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij

Akuza që rëndon është ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia ka bërë me dije disa nga pasuritë e sekuestruara dhe bëhet fjalë për: 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi P.(N). Gj. i cili ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve,” – thuhet në njoftimin e policisë.