... Nami.al

Ndryshime në kupolën e PS, Klosi Sekretar i Përgjithshëm i PS, Çuçi kryetar i Grupit Parlamentar

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së sot janë miratuar ndryshime në kupolën e Partisë Socialiste.

Mësohet se Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ndërsa Bledi Çuçi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Cuci zuri vendin e Taulant Ballës ndërsa Klosi të Damian Gjiknurit, i cili duket se është mënjanuar tashmë edhe nga funksionet në qeveri.