... Nami.al

Iu mohua betimi si kryebashkiak i Himarës, reagojnë mediat greke

Mediat greke e kanë cilësuar burgimin e Fredi Belerit, si një plan të qeverisë Rama.

Ditën e djeshme, Belerit iu mohua betimi si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, për shkak se ndodhet në burg, me akuzën për blerje votash.

“Ndërhyrja e Ramës ka qenë e dukshme dhe provokuese gjatë gjithë procesit, me praninë e tre anëtarëve të Partisë Socialiste që kanë ushtruar, deri në momentin e fundit, presion mbi Këshillin Bashkiak, për të votuar “të zgjedhurit” e tyre.

Pavarësisht protestave të të mbledhurve për procedurën dhe sjelljen e deputetëve të Ramës, Partia Socialiste propozoi kryetarin e ri të Bordit të Administrimit”, ka shkruar Protothema.

Mesa duket, sipas Protothemës, Ministri i Ri i Jashtëm i Greqisë, do ta ketë prioritet çështjen ‘Beleri’.