... Nami.al

Rindezja e inceneratorit të Elbasanit, reagon Llatja: Mëkëmbësi i ricikluar i “foltores” hodhi vrer e helm, kjo është përgjigja më e mirë

Kryebashkiaku i Elbasanit, i cili garon për një tjetër mandat në krye të bashkisë, Gledian Llatja, ka reaguar pasi impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan u rindez pas një remonti rutinë dhe është në funksion të plotë dhe çdo ditë trajton rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut.

Ai ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, teksa shprehet se kundërshtarët e tij politik hodhën lloj-lloj akuzash, teksa ata punonin për të përmbyllur remontin e impiantit.

Llatja nuk ndalet duke ironizuar Luçiano Boçin ku shkruan se një mëkëmbës i ricikluar i “foltores”, tashmë kandidat nën vulën e partisë së Ilir Metës, hodhi baltën e rradhës ndaj Bashkisë së Elbasanit duke bërë kasandrën e duke njoftuar se Elbasani do të mbytej nga plehrat se nuk ka incenerator.”

Sipas Llatja qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti dhe se kjo është përgjigja më e mirë për kund?7rshtarin e tij politik.

Reagimi i plotë:

Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan rikthehet në punë me kapacitet të plotë.

Kompania shtetërore “ECO-ELB” Sh.a. me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut përmbylli me sukses ndërhyrjen e remontit dhe tashmë po kryhet normalisht procesi i selektimit dhe djegies së mbetjeve për të gjitha bashkitë.

Teksa ne punonim për të përmbyllur remontin e impiantit, na u desh të dëgjonim lloj-lloj akuzash. Hodhën vrer e helm në publik. Thelbi i akuzuesve ishte pretendimi i tyre se incenerator në Elbasan nuk ka.

Vetëm pak ditë më parë, një mëkëmbës i ricikluar i “foltores”, tashmë kandidat nën vulën e partisë së Ilir Metës, hodhi baltën e rradhës ndaj Bashkisë së Elbasanit duke bërë kasandrën e duke njoftuar se Elbasani do të mbytej nga plehrat se nuk ka incenerator.

Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti.
Kjo është përgjigja më e mirë! Teksa ata kanë vetëm llafet, ne punojmë!

Jam krenar që falë punës që po bëjmë, kemi sot një qytet shumë herë më të pastër. Sigurisht, i tillë do të jetë edhe në 4 vitet e ardhshme.



-->