... Nami.al

Rritet konsumi i birrës te shqiptarët, bashkë me të edhe importi

Konsumi i birrës te shqiptarët është rritur dhe këtë e tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga viti në vit ka patur një rritje të importit të birrës dhe niveli më i lartë është arritur në vitin që lamë pas, 2022 ku u shënua edhe një rritje çmimesh.

Por pavarësisht këtyre çmimeve paksa të “kripura”, shqiptarët nuk janë stepur nga konsumi i birrave, vendase por edhe të huaja.

Kështu në vitin 2022 janë importuar 51.999 ton birrë, duke regjistruar një rritje prej 4.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që edhe krahasuar me vitet 2019-2020 sasia e importuar e birrës shënon nivele edhe më të larta.

Edhe viti 2023 ka nisur mbarë për markat e huaja pasi në muajin janar është blerë më shumë birrë nga jashtë kufijve. Vetëm gjatë këtij muaji janë importuar 2949 ton birrë ose thënë ndryshe dyfishi i sasisë së të njëjtës periudhë të një viti më parë.