... Nami.al

Masakra e Lushnjës, GJKKO konfirmon burg përjetë për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin!

Apeli i GJKKO ka dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.

Me pak ndryshime Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit.

Ndërkohë Apeli GJKKO i ka dënuar edhe me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen.