...
Pesëqind njerëz, mes tyre shumë gra dhe fëmijë, janë në rrezik pasi anija e peshkimit me të cilën po lundrojnë nëpër Mesdhe po fut ujë.
LaRepubblica raporton se anija e nisur nga Libia që ndodhet tani në zonën italiane të Sarit po merr ujë. Alarmi për një emergjencë të re dhe për një numër kaq të madh personash është ngritur nga “Alarm Phone” shërbimi telefonik që merr kërkesa për shpëtim në det.
Dikush në bord ka kontakuar me numrin dhe ka dhënë alarmin për rrezikun që iu kanoset dhe ka kërkuar ndihmë të menjëhershme.
Sipas gazetarit italian të Radio Radicale, Sergio Scandura, i cili monitoron ndërhyrjet në Mesdhe, tha se mund të ketë tre anije që po mbërrijnë në brigjet italiane me mbi 1 mijë persona. Anija u dallua fillimisht nga një helikopter i Frontex dhe dyshohet se ishte nisur drejt Sirakuzës, bregut lindor të Siçilisë. Frontex ka lëshuar alarmin për shpëtimin e emigrantëve për të shmangur tragjedinë e radhës.
Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.