Njësia 2 në kryeqytet dhe Kashari janë dy njësitë që në rrezikun e kombinuar të fatkeqësive janë ato me ekspozimin më të lartë. Raporti paraprak i Bashkisë së Tiranës që analizon vlerësimin e rreziqeve në nivel vendor merr parasysh të paktën gjashtë rreziqe duke nisur nga ai i përmbytjeve e deri tek rreziku biologjik e […]
65% e meshkujve të grupmoshës 25-34 vjeç që jetojnë në qarkun e Tiranës janë beqarë. Këtë tregojnë të dhënat e detajuara të Censit të publikuara së fundmi, sipas së cilit ndonëse popullsia e qarkut Tiranë dominohet nga gjinia femërore, numri më i lartë me statusin beqar është tek meshkujt. Për sociologen Entela Binjaku, të tilla […]
Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier. Ndoten ujërat e lumit Gjanica. Kundërmon nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure, ndërsa ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të zezë. Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit. […]
Një vatër me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Mëzez në Tiranë. Ministria e Bujqësisë, në njoftimin e saj thotë se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit. Ndërkohë që prej […]
Është publikuar renditja “Times Higher Education” e universiteteve më të mira në botë për vitin 2025 dhe në krye të listës dominojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe, ndërsa universitetet europiane po shënojnë rënie. Universiteti i Oksfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë në botë për të nëntin vit radhazi, sipas listës, […]
Sot nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit. Ka qenë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ajo e cila ka bërë publike shifrat, shoqëruar me një urim për studentët. “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen […]
Me një pamje panoramike të Elbasanit dhe vetëm 5 kilometra larg tij, fshati Samurr të krijon përshtypjen sikur ndodhet në një zonë të thellë malore larg zonave të urbanizuara. I lënë në harresë dhe pa asnjë investim në infrastrukturë, banorët e këtij fshati kanë nisur ta shpopullojnë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi, vijojnë të […]
Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes së Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e reja të popullsisë që buruan nga Cens 2023. Por të dhënat nga anketa e Barometrit të Ballkanit 2024 treguan normë të lartë papunësie në mesin e të […]
Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë. Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe […]
Cilësia e ajrit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e Shkodër është e një niveli shumë të keq. Këtë nxjerr si përfundim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin vjetor të 2023-it. Tirana rezulton qyteti me ajrin më të ndotur nga grimcat e pluhurit me diametër me të vogël se 10 mikrogramë. “Niveli mesatar vjetor i […]