...
Vazhdojnë edhe sot vatrat e zjarrit në Fier, por edhe në zona të tjera të vendit.
Situata paraqitet problematike në Frakull të Fierit. Në këtë zonë, 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale vijojnë operacionin për të shuar flakët.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bën me dije se nga ajri, operacioni është duke u mbështetur nga avioni Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.