... Nami.al

“Deputetëve do t’u matet performanca”/ Rama: Disiplinë e domosdoshme për të mos dal me shqelma!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se performanca e deputetëve të Partisë Socialiste do të matet përmes një sistemi me 100 pikë.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, Rama tha se vlerësimi nuk do të përdoret si një mekanizëm ndëshkimi, por si një formë disipline për deputetët.

Sipas Ramës, vlerësimi i deputetëve do të ketë disa elementë, përfshirë punën në Kuvend, praninë në territor, punën me strukturat e partisë dhe takimet me qytetarët.

“Në këtë botë pasqyrash, humbja e kontaktit me njerëzit është një problem fatal. Kështu që moduli i matjes së performancës së deputetit me 100 pikë të ndara, jo si ritual ndëshkimi apo marrja masash, është disiplina e mandatit të katër dhe është disiplinë e domosdoshme për të mos dalë me shqelma jo nga qeveria, por nga historia në fund të këtij mandati. Është disiplinë mandati që duhet të lidhi punën parlamentare, praninë në territor, cilësinë e dëgjimit dhe të përgjigjes për atë që dëgjojmë, punën me strukturat dhe vlerësimin nga njerëzit së bashku me atë hartën ku Finiqi apo Konsipoli i sotëm duhet të bëhet PS edhe aty”, tha Rama.