... Nami.al

Rregullorja e re e GJKKO-së, ndalon celularët edhe për avokatët. Dhoma e Avokatisë mbledh Këshillin

Rregullorja e re e GJKKO-së nuk prek vetëm gazetarët, por edhe avokatët. Me rregulloren e miratuar nga zv/kryetari Erjon Bani, avokatëve nuk do t’u lejohet përdorimi i celularit.

Për këtë çështje, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues për të mbajtur një qëndrim.

Rregullorja e re është kritikuar në masë nga të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtën e informimit, pasi cilësohet si një censurë ndaj misionit të mediave.

Krahas kufizimeve për gazetarët dhe avokatët, rregullorja ka prekur edhe organizimin e brendshëm të sigurisë në GJKKO. Këtë të hënë, brenda ambienteve të gjykatës janë parë efektivë të Gardës dhe Policisë së Shtetit.

Rregullorja e re e GJKKO-së është miratuar nga zv/kryetari Erjon Bani dhe parashikon kufizime që prekin gazetarët dhe avokatët, ndërsa ka ndryshuar edhe organizimin e brendshëm të sigurisë në ambientet e gjykatës.