... Nami.al

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Është arrestuar këtë të mërkurë i shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi.

Mësohet se Agasi është arrestuar në Plepa të Durrësit nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë.

Biznesmeni u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si i dyshuar në krye të një grupi kriminal, i cili përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.

Për këtë çështje, në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndodhen drejtuesja e këtij institucioni dhe zëvendësja e saj.