...
Janë zbuluar detaje të reja nga kapja e një sasie kokaine dhe hashashi,që është futur brenda ambjenteve të paraburgimit Nr.313 në Tiranë. Pritësi i lëndës narkotike, e cila ishte ndarë në 17 porcione me kokainë dhe 13 porcione hashash, ka qënë i paraburgosuri, Oltjon Asllani.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se që nga muaji gusht 2025, Asllani, mbahet në masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është ndaluar nga policia për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë ndaj dy personave në Kombinat,me iniciale R. K. 38 vjeç, dhe Zh. K.
Policia e burgjeve kishte marë informacion më parë se i paraburgosuri Oltion Asllani në bashkëpunim me njerëz nga jashtë burgut, po tentonin të fusnin lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, brenda ambjenteve të burgut.
Nisur nga këto të dhëna janë mbajtur në verifikim të plotë familjarë të tij, që sillnin ushqime dhe veshëmbathje për Oltjon Asllanin.
Ditën e sotme është paraqitur në ambjentet e paraburgimit shtetasi Seit Xhometa, i cili veç disa veshmbathjeve kishte sjellë edhe disa kuti makaronash në formë tubi.
Policia e burgjeve, ka kontrolluar me imtësi makaronat tub dhe ka konstatuar se brenda tyre janë gjetur 17 porcione me lëndë narkotike kokainë dhe 13 porcione me lëndë narkotike hashash.
Menjëherë është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës së shtetasit Seit Xhometa, i cili rezulton të jetë familjar i Oltjon Asllanit.
Gjatë marjes në pyetje Xhometa ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për prezencën e lëndës narkotike, por kjo gjë nuk e ka shpëtuar nga arrestimi.
Ndaj tij është ngritur akuza e “Futjes së lëndëve narkotike” në ambjentet e burgut dhe aktet hetimore tashmë do i kalojnë për shqyrtim prokurorisë së Tiranës.