...
Një mjet lundrues tip Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në Ksamil, pasi drejtuesi i tij dyshohet se kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit.
Ngjarja u konstatua gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të kontrolleve për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. P., u ndëshkua me një gjobë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa Jet Ski-u u bllokua në portin e Sarandës.
Autoritetet u kanë bërë apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të vijojnë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së pushuesve.