...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se PD do të nisë shumë shpejt nga puna për garën elektorale për bashkinë e Tiranës, në vitin 2027.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se nuk ka asnjë vendimmarrje për sa i takon përjashtimit të primareve.
“PD në një kohë të afërt do të nisë punën për garën elektorale në Tiranë. Po punohet dhe për Primaret. Nuk kemi vendim për të përjashtuar primarët. Gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme për kandidatin e PD për bashkinë e Tiranës.”, tha ai.
Po ashtu ai u pyet nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë kandidat potencial për bashkinë e Tiranës.
“Ilir Alimehmeti është personalitet i shquar i PD dhe i Tiranës. Gjithçka do të përcaktohet javët e ardhshme.”, pohoi ai.