... Nami.al

Atentati i dështuar në Elbasan, zbardhet dëshmia e autorit

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”.

Kështu  mësohet të ketë deklaruar para hetuesve Poli Boriçit, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Ermir Kërtezi.

Sipas deklarimit të tij, motivi i sulmit lidhet me një ngjarje të ndodhur vite më parë. Boriçi ka pretenduar se Kërtezi i kishte plagosur të vëllain dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kanë qenë të rënda, deri në paralizimin e tij. Por përballë këtij versioni qëndron deklarimi i personit që ishte shënjestra e sulmit. Kërtezi ka thënë se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar dhe se dy familjet banonin pranë njëri-tjetrit dhe nuk kanë patur probleme për një dekadë e gjysmë.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se janë duke hetuar edhe pista të tjera ndoshta një konflikt i kohëve të fundit mes vetë autorit dhe shënjestrës.