...
Një aksident është shënuar përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës, ku një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ngarkesa me materiale ndërtimi ka rënë në asfalt, ndërsa dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës.
Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Nuk ka ende informacion të detajuar për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.