...
Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar.
Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.
Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.
Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë betejës së mbrëmjes së shkuar, ku asistuan edhe dy helikopterë.
Ndërkohë helikopterët punuan edhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa një grup zjarrfikësish ndërhynë në Priskë të Madhe. Fatmirësisht në këto zona nuk ka pasur rrezik për banesat.
Zjarri vijon të djegë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.