...
Është mbyllur takimi i socialistëve që u zhvillua ditën e sotme në Kuç të Vlorës, në fokus të të cilës kanë qenë diskutimet për hartën e re të Shqipërisë, për të cilën ata kanë propozuar shkrirjen e disa bashkive të vendit, duke synuar reduktimin e tyre nga 61 në 46 të tilla.
Pas 4 orësh diskutime mes tyre, raportohet se takimi i socialistëve është mbyllur afro orës 16:00 të pasdites së sotme.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryetarët e bashkive, për të cilat kërkohet shkrirja e tyre, kanë qenë të pranishëm në takimin e sotëm nga ku kanë dhënë opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë.
Po ashtu bëhet me dije se në takim, vëmendje u është kushtuar dhe kryebashkiakëve të cilët kanë mbështetur propozimin e bërë nga socialistët për të pasur 46 bashki në mbarë vendin.
Në takim raportohet se kanë qenë:
Kryetarja e Bashkisë Durrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër
Kryetari i Bashkisë Kukës
Kryetari i Bashkisë Elbasan
Kryetari i Bashkisë Korçë
Kryetari i Bashkisë Berat
Kryetari i Bashkisë Vlorë
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
Kryetarja e Bashkisë Klos
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Kryetarja e Bashkisë Dimal
Kryetari i Bashkisë Poliçan
Kryetari i Bashkisë Patos
Kryetari i Bashkisë Divjakë
Kryetari i Bashkisë Selenicë
Kryetari i Bashkisë Maliq
Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Kryetari i Bashkisë Cërrik
Kryetari i Bashkisë Belsh
Kryetari i Bashkisë Libohovë