...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare të Durrësit, Elisabeta Mataj e cila akuzohet për vjedhjen e afro 700 milionë lekëve, fonde që do përdoreshin për pensionistët e qytetit bregdetar dhe njerëzit me ndihmë ekonomike.
Po ashtu raportohet se janë lënë në “arrest shtëpie” dy ish-vart?set e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni.
Ish-drejtoresha nuk e ka pranuar akuzën, ashtu sikurse dy vartëset e tjera.
Disa filmime shfaqën punonjëset dhe ish-drejtoreshën me çanta me lekë, ndërsa është raportuar se Mataj i luante paratë e vjedhura në kazino.