...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të martë, kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Sipas burimeve hetuesit e BKH-së, në kuadër të hetimeve të SPAK, kanë kryer kontrolle dhe sekuestrime në ambientet e Bashkisë ku dyshohet se kanë sekuestruar dokumentacione që lidhen me udhëtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Hetuesit vijojnë të qëndrojnë ende në godinën e Bashkisë së Tiranës.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të tjera detaje.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK, u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Veliaj po përballet me një proces gjyqësor në GJKKO, ku akuzohet për vepra penale si korrupsionin dhe pastrim parash.
Kryebashkiaku i Tiranës i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.