...
Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.
Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për një vrasje të kryer në vitin 1997. Atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj për të vuajtur nga dënimi.
Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konstatuan vdekjen.
Më pas, trupi i pajetë u dërgua në morg për kryerjen e procedurave mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake nuk ka dyshime për rrethana kriminale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes./top channel