... Nami.al

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: “Sulltan i një sulltanati”, hetim ndërkombëtar për 523 projektet dhe financimet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas episodit të fundit të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se po përpiqet të justifikojë, sipas opozitës, abuzime me pasuritë publike dhe private në Shqipëri duke u fshehur pas emrave të arkitektëve dhe studiove të huaja.

Në një video-mesazh, Berisha u shpreh se publikimi i librave dhe projekteve të paraqitura nuk dëshmon sukses qeverisës, por e portretizon Ramën si “një sulltan të një sulltanati të kohëve të shkuara”, i cili, sipas tij, e trajton vendin si pronë personale.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi 523 projektet e prezantuara, duke kërkuar transparencë për burimet e financimit të tyre. Berisha i bëri thirrje që institucionet ndërkombëtare si Eurojust, Europol dhe Interpol të hetojnë pagesat e kryera, duke përmendur edhe dyshime për konflikte interesi dhe përfitime familjare në zonën e Gjipesë.

Nga ana e tij, Berisha e cilësoi reagimin qytetar ndaj projektit dhe librit si “plotësisht të merituar dhe dinjitoz”.