...
Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe: macja Larry.
Ndërsa liderët politikë kanë ardhur dhe janë larguar, Larry ka vijuar të mbajë pozicionin e tij të veçantë në numrin 10, duke u kthyer në një nga figurat më të njohura të rezidencës së kryeministrit britanik.
Që prej mbërritjes së tij në Downing Street në vitin 2011, Larry ka parë nga afër mandatet e David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe së fundmi Keir Starmer.
Ndërsa disa prej tyre kanë qëndruar për vite në detyrë, të tjerë, si Liz Truss, u larguan pas vetëm 45 ditësh.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Larry ka ruajtur titullin zyrtar “Përgjegjës kryesor për kapjen e minjve”, një rol që e ka bërë pjesë të pandashme të jetës politike britanike.
Përveç detyrës së tij simbolike, Larry është bërë shpesh protagonist i momenteve mediatike, duke marrë pjesë në pritje zyrtare, konferenca dhe ceremoni lamtumire për kryeministrat në largim.
Me më shumë se një dekadë në Downing Street, ai konsiderohet nga shumë britanikë si institucioni më i qëndrueshëm i vendit, në një periudhë kur politika britanike ka përjetuar ndryshime të shpeshta në drejtim.