...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Këtë të hënë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është paraqitur edhe vetë në gjykatën e posaçme ku u shqyrtua kërkesa për lirimin e tij e paraqitur më herët nga avokatët e tij.
Kujtojmë se Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Që nga ajo koha kanë qenë të shumta protestat për lirimin e tij.