...
Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin ditën e sotme.
Pashollari u godit me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa dyshohet se ai është sulmuar nga 3 persona, dy djem dhe një vajzë.
Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt e kanë nisur drejt spitalit disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, por ndërroi jetë rrugës.
Autori dhe dy të tjerët janë larguar nëpër rrugica afër vendit të ngjarjes.