... Nami.al

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Në shtator do kërkohen dy hetimet parlamentare

Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.