... Nami.al

VIDEO-SKANDALOZE/ Polici holandez dhunon me shkop gome 2 gra, shkelma barkut e grusht fytyrës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi jashtë një qendre tregtare në Holandë, ku një polic shfaqet duke dhunuar dy gra myslimane.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur dy gratë myslimane, të cilat sapo kishin dalë nga qendra tregtare sulmohen nga efektivi.

Fillimisht, punonjësi i policisë godet me shkelm në bark njërën prej grave. Pas pak, gruaja e dytë mysalimane i kthehet atij duke e goditur me qese.

Ky veprim duket se e ka irrituar akoma më shumë efektivin, pasi ky i fundit fillon t’i godasë të dyja gratë me shkopin e gomës që ai mbante në brez.


Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar negativisht për sjelljen brutale të policit ndaj dy qytetarëve.