... Nami.al

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, komshiu ndërhyn për fikjen e zjarrit

Një bombël gazi ka shpëthyer në një banesë në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Mësohet se si pasojë ka ngelur i lënduar fqinji i familjes, i cili ka ndërhyrë për të fikur zjarrin.

Shtetasi B.K është dërguar për mjekim në spital.

Njoftim i policisë:
Sipas policisë, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.