... Nami.al

Vatra zjarri aktive edhe në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Dy vatra zjarri janë ndezur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Një ndodhet në fshatin Dukaj, në Tepelenë, dhe flakët e tjera janë përhapur në fshatin Buz, në Memaliaj.

Mesojet se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.

Sakaq, efektivet e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që u është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës.

Vatrat e zjarrit kanë nisur që prej orës 14:00, por për fat të mirë deri tani nuk kemi rrezikim të banesave.