... Nami.al

Fotografuan votën në Rrogozhinë, paralajmëron Celibashi: Rrezikoni 3 vite burg

Ne nje dalje per mwdia, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, komentoi procesin zgjedhor ne Rrogozhine, qe vijon prej ores 7;00 te mengjesit.

Celibashi paralajmeroi burg deri ne tre vite per te gjithe ata qe fotografuan apo tentojne te fotografojne voten.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”, tha kryekomisioneri Celibashi.