... Nami.al

Përfshihet nga flakët lokali te Gjykata e Lartë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm te Gjykata e Lartë. Zjarri ka përfshirë një lokal në tarracën e objektit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Zjarri në lokalin e Gjykatës së Lartë ka rënë në momentin që është ndezur ekspresi i kafesë, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.