...
Situata nga moti i keq paraqitet problematike në Bulqizë, ku disa rrugë dhe fshatra janë të bllokuar ende nga dëbora. Si pasojë është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura për të transportuar një fëmijë të sëmura nga fshati Ostren në spitalin e Bulqizës.
Sipas ministrisë së Mbrotjes, fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.
Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.
Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.