... Nami.al

VIDEO/ Moment i pazakontë! Prifti ndal meshën, titulli i Napolit festohet edhe në… kishë

I gjithë qyteti i Napolit në festë, teksa skuadra e futbollit arriti të fitonte titullin kampion në Serinë A, pas plot 33 vitesh. Ky ishte triumfi i tretë në histori për napolitanët.

Festa e popullit napolitan ishte e jashtëzakonshme teksa qyteti jugor u ndriçua nga flakadanët dhe fishekzjarrët ndërsa sheshet ishin të stërmbushura deri në orët e para të mëngjesit. Entuziazmi ishte kudo dhe në këtë pikë as një vend i shenjtë si kisha, nuk mund t’i shmangej.

Një video e publikuar së fundmi tregon se si një prift ndal meshën dhe së bashku me të pranishmit nisin të duartrokasin për skuadrën e zemrës. Një ngjarje mjaft e veçantë. 

Ndërkohë një tjetër fakti interesant është se Don Valentino De Angelis, 43-vjeç, meshtar i kishës së lashtë të San Maria dei Mirakoli, vendosi flamurin e Italisë që simbolizon 3 titujt e Napolit, në derën e kishës së tij.

Ai është gjithashtu një tifoz i apasionuar i skuadrës së Spaletit.