...
Kibbutz Kfar Aza është një fshat në të cilin fillimi i luftës ka lënë gjurmët e para të dukshme dhe tregon gjithashtu se çfarë mund të vijë më pas.
Deri sot në mëngjes luftimet vazhdonin ende në këtë fshat, i cili përbëhet nga komunitetet izraelite përgjatë kufirit me Gazën. Ndërkohë tashmë banorët po mbledhin trupat e viktimave.
Ushtarët që kaluan pjesën më të madhe të ditës në rrënoja duke marrë trupat e civilëve thanë se kishte ndodhur një masakër. Duket se shumica e vrasjeve ka ndodhur në orët e para të sulmit të së shtunës.
Hyrja në Kfar Aza u lejua tre ditë pas sulmit të Hamasit – i cili filloi në agim të së shtunës, dhe numri i të cilit, deri më tani, është të paktën një mijë izraelitë të vdekur dhe mbi 100 të rrëmbyer, – ndërsa forcat ende izraelite po marrin trupat e viktimave.
Vonesa në gjetjen e trupave, shpjegoi ushtria, ishte për faktin se luftimet ishin ende në vazhdim – dhe se terroristët kishin lënë kurthe vdekjeprurëse pas tyre.
