Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papërr.
Sipas informacionit paraprak zyrtar të Policisë, një automjet me drejtues një 21-vjeçar, të identifikuar me inicialet O. M., ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësorin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
