... Nami.al

“Hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq” – Veliaj për Ramën: I zëvendësove socialistët me skorjet e Saliut

Erion Veliaj, në bisedën e tij me Toni Gogun në burgun e Fierit, është ndalur edhe tek puna në Bashkinë e Tiranës.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se përzuri socialistët dhe i zëvendësoi me demokratët e Berishës.

“- KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

– PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS

– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më”, tha Veliaj, në bisedën e zbardhur nga vetë ai, me Toni Gogun.