Teksa ditën e sotme pritet të mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ftesa për dialog.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.
