SPAK ka thelluar hetimet për çështjen KAYO, duke zhvilluar kontrolle në banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, CEO e kompanisë TIMAK, themeluar në vitin 2016 dhe e specializuar në prodhimin dhe modifikimin e automjeteve ushtararake, ambulancave dhe zjarrfikëseve.
Në kuadër të veprimeve hetimore, agjentët kanë sekuestruar edhe telefonin e Ardi Veliut, administrator i ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të municioneve e pajisjeve luftarake, KAYO.
Veprimet e SPAK vijnë pas audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në të cilat përmendet biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet, banesa e të cilit u kontrollua po ashtu sot nga hetuesit.
Në përgjime fitet për një skemë të trafikut të armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë nëpërmjet kompanisë shtetërore KAYO dhe TIMAK, ku Yeffet zotëron 49% dhe Arjeta Puca 51% të TIMAK.
TIMAK është partnere me ndërmarrjen shtetërore KAYO përmes TIMAK Defence.
Përmbajtja e audiopërgjimeve përfshin gjithashtu pretendimet për armë të trafikuara nga Afrika, të cilatdo të paketoheshin në Shqipëri dhe shiten në shtetet si Sudani.
