... Nami.al

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, jashtë e presin qytetarët me thirrjet: O hajdut!

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me ‘Sterilizimin’.

Ilir Beqaj shoqërohet me polic për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak.

Teksa ish ministri i Shëndetësisë futej në ambientet e strukturës së Posaçme, protestuesit thërrisnin “o hajdut”

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar.  Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Beqaj la qelinë gati 25 muaj pas arrestimit në 4 korrikun e vitit 2024.