... Nami.al

Ka fshehur 1.5 milionë euro? SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi!

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi.

Baçi është paraqitur së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi dhe ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth gjysmë ore.

Por për çfarë akuzohet Baçi?

Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh.

Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private ‘Geral AM’, para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.