...
Në orën 17:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë në zonën përreth godinës.
Sot, në ditën e 101-të, protesta do të zhvendoset para Parlamentit. Protestuesit kanë deklaruar se do t’i presin deputetët me vezë.
Përpara nisjes së protestës, forcat e Policisë kanë përforcuar praninë në zonë dhe kanë vendosur barriera metalike rreth godinës së Kuvendit.
Kangjellat janë vendosur për të krijuar një perimetër sigurie dhe për të ndarë hapësirat pranë Parlamentit.
Ndërkohë, policia ka vendosur perimetër më të gjerë sigurie se çdo herë tjetër duke mos lejuar kalimin as afër Ministrisë së Brendshme, duke bllokuar çdo rrugë që të çon te Kuvendi.