... Nami.al

Vrau me plumb në kokë të riun pas sherrit në kalçeto, gjendet makina e Sadik Llanit: 39-vjeçari ka shkuar në Liqenin e Bovillës…

Policia e Tiranës është ende në ndjekje të 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecarit Ardian Baloshi. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovilles.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës.

Kontrollet e Reneas do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Policia ka gjetur makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit te Bovilles, por brenda makinës nuk jane gjetur sende te kundraligjshme.

Per zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor.