...
Ish-ministri dhe avokati Ylli Manjani në një intervist për Top News ka reaguar lidhur me debatet e krijuara pas komenteve të tij për protestat e zhvilluara para Kryeministrisë.
Ai sqaroi se deklarata e tij se protestat janë politike nuk kishte për qëllim të sulmonte protestuesit, por theksoi se reagimet me sharje ndaj tij dhe familjes së tij ishin të papranueshme.
Sipas Manjanit, ai iu është përgjigjur vetëm personave që e kanë ofenduar, duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt me qytetarët që protestojnë.
“Për shkak të këtij konstatimi që bëra në rrjetet sociale mora personalisht një lumë sharjesh. Vetëm sepse thashë me zë të lartë se protesta është politike, sepse është politike. Nuk është turp të jetë politike. Për këtë arsye mora sharje me libër shpie dhe kundër këtyre sharësve, jo protestuesve, unë nuk kam sharë protestuesit, u jam përgjigjur personalisht, shqiptarisht, burrnisht sy për sy sharësve të cilët e kanë bërë huq këtë punë që çdo kënd që ka një mendim dhe e thotë publiksht u përgjigjen me sharje unë dhe familja ime nuk e meritojmë këtë gjë. Protestuesit nëse kanë ndonjë problem me robtë e shtëpisë së Edi Ramës le të vazhdojnë me Ed Ramën po unë nuk u kam ndonjë borxh, nuk jam kryeministri, nuk jam në politikë”, tha Manjani.
Më tej, Manjani pretendoi se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë përdorur për të nxitur reagime negative ndaj tij. Sipas tij, përdorimi i deklaratave të shkëputura nga konteksti për të nxitur urrejtje përbën një veprim të papranueshëm.